skender brucaj
 Dëshiroj nga zemra t’i uroj mbarë mësuesve shqiptarë 7 marsin, ditën simbol të sakrificës dhe punës së palodhur të të gjithë atyre mësuesve, që edukojnë shoqërinë brez pas brezi.
Arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti i një kombi dhe ju jeni ata që e mbani ndezur shpirtin e kombit shqiptar.
Dija, nxënia për ne myslimanët është një urdhër fetar, i cili materializohet me fjalën e parë të zbritur të Kur’anit Famëlartë: Lexo. Sfida e njeriut, e jetës së tij është për edukim, e cila dita-ditës lipset të bëhet më e organizuar dhe i ngarkon mësuesit dhe pedagogut detyra më të rënda, më delikate, por dhe më të shenjta.
Faleminderit për punën e vyer, por edhe të vështirë që bëni duke arsimuar, edukuar, reformuar dhe transformuar nxënësit në profesionistë të zotë dhe qytetarë të denjë për t’i shërbyer atdheut dhe kombit tonë.
Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Mësuesin e Madh të Njerëzimit, Profetin Muhamed a.s. dhe mbi të gjithë ulematë, dijetarët dhe muderrizët (mësuesit) tanë, që prej shekujsh përcollën dije e dashuri ndër breza.
 
Skender Bruçaj
Kryetar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë