Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë priti në një takim drejtues të Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IIIT) me qendër në SHBA.

Kryetari Bruçaj e njohu delegacionin nga SHBA-ja me institucionin e Komunitetit Mysliman dhe punën e tij në shërbim të myslimanëve shqiptarë.

Instituti IIIT përfaqësohej nga prof. dr. Omar Hasan Kasule, mjek, shkencëtar, Sekretari i Përgjithshëm i Institutit, dr. Ahmad Totonji, themelues i Bordit Ekzekutiv si dhe dr. Ahmed Basiç, anëtar i Bordit Ekzekutiv.

Prof. dr. Kasule dhe dr. Totonji folën mbi myslimanet autoktonë evropianë dhe rolin që duhet të kenë shqiptarët në promovimin e vlerave islame. Ata  u shprehën se shqiptarët me tiparet e tyre të veçanta që karakterizohen, kanë shumë çka të japin për Islamin në Evropë.

Ata gjithashtu ofruan bashkëpunimin e tyre për organizimin e programeve trajnimi për imamët në SHBA.

Instituti IIIT është një institucion me profil akademik dhe kulturor, që merret kryesisht me trajtimin e çështjeve arsimore, akademike dhe sociale në këndvështrimin e Islamit.

Ky Institut është themeluar në vitin 1981 në SHBA.

Në takim ishin edhe përfaqësues të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC).

 

KMSH0096 KMSH0111KMSH0101