DSC_0054

Ashtu si çdo vit edhe këtë Ramazan të 2014-ës, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Medreseja e Tiranës, kanë shtruar çdo natë iftare për besimtarët, sofra iftari këto, të kthyera tashmë në një traditë të bukur dhe me një pjesëmarrje mjaft të gjerë.

Këto iftare që shtrohen për çdo natë në ambientet e medresesë mbledhin besimtarë myslimanë, pjesë të xhemateve të xhamive të ndryshme të qytetit dhe rrethinave, grupe të ndryshme sociale, etj., të cilët gëzojnë të gjithë së bashku në sofrën tradicionale të iftarit.

Përveç besimtarëve të shumtë, në këto iftare kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore e vendore, drejtues të arsimit, mësues të shkollave të Tiranës, nxënës e prindër, etj., të cilët kanë ndarë së bashku gëzimin dhe kënaqësinë që të jep përfundimi i një sakrifice sublime dedikuar Zotit.

Në të shumtën e rasteve ato shoqërohen edhe me programe artistike organizuar nga nxënësit e medresesë, ku këndohen ilahi dhe recitohen poezi, kushtuar muajit të begatë të Ramazanit.

Ditët në vijim do ua lënë vendin të tjera iftareve. Dyert e Medresesë do të jenë të hapura, për të pritur të tjerë agjërues dhe miq në sofrën e begatë të iftarit.

ZK1A0007 DSC_0039 DSC_0048  DSC_0063 DSC_0083