Drejtoria e Rinisë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ka shtruar iftar për qindra të rinj të xhamive të Tiranës, Elbasanit dhe Kavajës.

Drejtori i Rinisë, z. Armand Shehu mbajti një fjalë përshëndetëse duku iu uruar të rinjve muajin e Bekuar të Ramazanit.

“Rinia është pjesa më e rëndësishme e një shoqërie. Aty është e ardhmja e një kombi. Ne duhet të investojmë dhe të kontribuojmë për një shoqëri sa më të mirë me vlera morale islame dhe me vlera të larta edukuese”, tha z. Shehu.

Në iftarin e organizuar ishin të pranishëm edhe anëtarë të stafit të KMSH-së.

Rinia është e ardhmja e një populli. Tek ata varen shpresat, ëndrrat dhe zemrat e shumë njerëzve. Rinia me moral dhe vlera të larta njerëzore është pasuria e një populli.

 IMG-20160617-WA0004 IMG-20160617-WA0006IMG-20160617-WA0000 IMG-20160617-WA0008 IMG-20160617-WA0010