Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi mbrëmë në ambientet e Medresesë së Tiranës një iftar, ku të ftuar ishin ish-medresistët e vjetër të kësaj shkolle dhe tarikatet Bektashi, Kadri, Rufai dhe Halveti.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, theksoi vlerat e muajit të Ramazanit  dhe atmosferën e ngrohtë që jep mes vëllezërve ky muaj i bekuar.

Një falënderim i veçantë erdhi nga ish – medresistët, të cilët shprehën gëzimin e tyre mbi organizime të tilla duke gjetur rastin të mblidhen së bashku edhe njëherë pas shumë vitesh.

23 qershor 2016

IMG_3397IMG_3388

IMG_3375