Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinitë e rretheve kanë shpërndarë mijëra kurbane me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Pakot me mishin e kurbanit u janë shpërndarë familjeve të varfra, fëmijëve jetimë, paraplegjikëve, tetraplegjikëve, familjeve në gjak, etj.

Nismës së përvitshme të KMSH-së i janë bashkuar gjithashtu organizata dhe fondacione të ndryshme humanitare që operojnë në Shqipëri.

Fotot e mëposhtme janë bërë gjatë shpërndarjes së kurbaneve në mbi 700 familje në rrethin e  Pukës, konkretisht në: Pukë, Fushë-Arrëz, fshatrat: Iballë, Flet, Rrapë, Kabash, Lajthizë, Qerret, etj.

IMG_2703 IMG_2770IMG_2723 IMG_2726 IMG_2738 IMG_2755  OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA