QENDRA E PRITJES (3)Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi, i shoqëruar nga drejtori i Çështjeve Sociale, Edvin Kuçi dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, Fejzi Shaholli, zhvilluan një vizitë në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve në Vorë.

Ata u pritën nga drejtori i kësaj qendre, z. Ali Elezi, i cili i njohu përfaqësuesit e KMSH-së me historikun 5 vjeçar të qendrës, kushtet si dhe nevojat e saj.

Nënkryetari Ali Zaimi, falënderoi z. Elezi për punën në shërbim të azilkërkuesve, në përgjigje të nevojave të tyre të shumta dhe shprehu gatishmërinë e Komunitetit Mysliman për të bashkëpunuar dhe ndihmuar qendrën, për t’u ardhur në ndihmë azilantëve, të cilët për arsye nga më të ndryshmet kanë lënë vendet e tyre.

Përmes kësaj vizite Komuniteti Mysliman ka dhënë edhe kontributin e tij të parë, në komplekset sportive dhe higjieno-sanitare.

Qendra Kombëtare e Pritjes së Azilkërkuesve në Vorë strehon rreth 150 azilkërkues, të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme si Siria, Libia, etj.

21 Prill 2015

QENDRA E PRITJES (1)   QENDRA E PRITJES (4)QENDRA E PRITJES (2)