Fill pas përfundimit të ceremonisë së faljes së Fitër Bajramit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ashtu si çdo vit tjetër, hapi dyert për të pritur urimet me rastin e kësaj feste.
Si zakonisht, ishte Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, ai i cili priti urimet nga titullarët e komuniteteve fetare të vendit tonë, përfaqësues nga qeveria dhe kampet opozitare, nga trupa diplomatike e shteteve të ndryshme me seli në Tiranë, nga akademikë, drejtues të institucioneve qendrore e lokale, publike e private, personalitete si dhe nga qytetarë të shumtë.
Në mesazhet e tyre drejtuar Kryetarit Spahiu, ata shprehën urimet dhe përshëndetjet më të sinqerta, si dhe vunë theksin te simbolika e sakrificës dhe solidaritetit që përcjell Fitër Bajrami në vendin tonë dhe mbarë botën.
Në fotoalbumin e mëposhtëm do të gjeni disa çaste të shkëputura nga këto vizita.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këto vizita si dhe ju uron të gjithë shqiptarëve gëzuar për shumë vjet Fitër Bajramin!