Në kuadër të festave të nëntorit, përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, morën pjesë në një program të organizuar nga Shkolla e Kërrabës.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Thirrjes në Islam, Elvis Naçi, zv/myftiu i Tiranës, Gazment Teqja si dhe imami i zonës Iilir Selba, vizituan shkollën e Kërrabës ku dërguan ndihma dhe mjete mësimore për shkollën si dhe kontribuuan në vlerësimin e nxënësve më të talentuar.

Në fjalën e tij nënkryetari Zaimi u shpreh se edukimi dhe arsimimi është e vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë për çdo njërin prej nesh.

“Është kënaqësi e veçantë të festosh me ata që punojnë e përpiqen në rrugën e edukimit dhe arsimimit. Feja dhe besimi ynë, por edhe tradita jonë kombëtare, e vlerëson maksimalisht edukimin dhe arsimimin si të vetmen rrugë për një të ardhme më të mirë për çdo njërin prej jush, për familjet tuaja dhe për kombin tonë. Besimi ynë nga njëra anë mbështet edukimin dhe arsimimin e nga ana tjetër inkurajon fuqishëm përkrahjen morale, sociale dhe ekonomike në këtë drejtim.”, tha z. Zaimi.

Ndërsa Drejtori i Thirrjes Elvis Naçi u shpreh se fushatat e ndihmave do të vazhdojnë. “Vijimësia e suksesit tuaj në mësime do të na vërë ne përpara përgjegjësisë që të përpiqemi të gjejmë më shumë ndihma e përkrahje për ju.”, tha z. Naçi.

Përfaqësuesit e KMSH-së kanë vizituar dhe dhuruar ndihma të ndryshme edhe te disa familje të zonës, të cilët janë në gjendje të vështirë ekonomike.

Ndërkohë administratori i njësisë administrative të kërrabës z. Alfred Brahja, ka vlerësuar me një çmim mirënjohje Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, për kontributin në ndihmë të të varfërve në zonën e Kërrabës.

Kjo nuk është hera e parë që Komuniteti Mysliman dërgon ndihma për këto familje. Të ardhurat për ndihmat janë grumbulluar nga besimtarë të ndryshëm të kryeqytetit.

25 nëntor 2015

DSC_6156 DSC_6259DSC_6227 DSC_6272DSC_6241   DSC_630711064682_980579175335971_2181750790635827485_o12265909_980581795335709_8437070342015995698_o