Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, çel sërish fushatën e dhurimin të gjakut ndaj fëmijëve talasemikë.

Fushata fillon më 20 prill, ditën e enjte në orën 10:00, në ambientet Komunitetit Mysliman dhe më pas do të shtrihet në të gjitha Xhamitë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit, çdo të premte.

Gjatë gjithë fushatës njëmujore (nga data 20 prill deri në 20 maj) çdo qytetar apo individ, që ka dëshirë të japë kontributin e tij, është i ftuar në ambientet e institucionit të KMSH-së, nëpër Xhamitë e Tiranës për të dhuruar gjak, si edhe në Xhamitë e rretheve.