Imami i Qabes, Xhamisë së Shenjtë në Mekë, Shejh Salih Al Talib, është përcjellë sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj dhe anëtarë të tjerë të Komunitet Mysliman të Shqipërisë.

Kryetari i KMSH-së e falënderoi për vizitën. “Ishte kënaqësi të kishim një mysafir të veçantë për Fitër Bajram. Në këto ditë feste u krijua një atmosferë e bukur dhe e ngrohtë për të gjithë besimtarët”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.

Ai erdhi në Shqipëri me ftesë të Komunitetit Mysliman, për të falur namazin e Fitër Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas faljes së Bajramit ka zhilluar vizita dhe takime në xhami të ndryshme të vendit.

Ai ka falur namaze në xhamitë kryesore të Tiranës, në Xhaminë Et’hem Beu, në Xhaminë e Xhurrës dhe në Xhaminë Dine Hoxha.

Gjithashtu imami i Qabes ka kryer vizita në disa qytete të Shqipërisë. I shoqëruar nga Nënkryetari H. Bujar Spahiu, Drejtori i Haxhit dhe Marrëdhënieve me Botën Arabe H. Hamdi Çurri, kryevaizi e KMSH-së, z. Lauren Luli dhe Fatrit Beqiri, imami i nderuar ka vizituar Krujën, Lezhën, Shkodrën, Elbasanin, Durrësin, Kavajën, Pogradecin dhe Korçën.

Shejh Salih Al Talib ka vizituar xhamitë kryesore të këtyre qyteteve dhe institucionet e ndryshme arsimore dhe social-kulturore.

Imami i nderuar është pritur nga Myftinjtë e qyteteve përkatëse, stafi i myftinive, nga imamë të rretheve dhe nga besimtarë të shumtë.

Ditën e premte imami i Qabes ka vizituar Xhaminë “Riza Bajrami” në Shkozet të Durrësit, ku mbajti hytben dhe udhëhoqi faljen e namazit të Xhumasë.

Ndër të tjera imami i Qabes u shpreh mjaft i kënaqur nga vizita e tij në Shqipëri. Ai u largua me premtimin se populli shqiptar do të jetë pjesë e lutjeve të tij.

ZK1A43652I6A91002I6A11532I6A03952I6A0101 2I6A0260   2I6A1212 2I6A1286 2I6A2366