Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e institucionit, z. Gazmend Aga, Imam i Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Connecticut (AAMC) dhe përfaqësues i KMSH-së në SHBA.

Në fjalën e tij, z. Aga, e vuri theksin mbi unitetin dhe bashkëpunimin që karakterizon marrëdhënien e deritanishme ndërmjet dy palëve. Më tej ai e uroi Kryetarin e KMSH-së për emërimin e tij në krye të institucionit në emër të Komunitetit Mysliman Shqiptaro Amerikan.

Ndërsa Kryetari Spahiu, pasi e falënderoi atë për vizitën dhe urimet shprehu gatishmërinë e institucionit për të bashkëpunuar më tej në të ardhmen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.