11709805_1646075858947294_528349594374098407_oMyftinia e Malësisë së Madhe organizoi ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Grudë-Fushë.

Ceremonia u përshëndet nga Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, i cili shprehu gëzimin dhe emocionet e tij për këtë mirësi të madhe, që i shtohet Malësisë së Madhe, në këto ditë të begata të Muajit Ramazan; xhamia e re në Grudë-Fushë.

“Nuk e di se nga të filloj, për të rreshtuar mirësitë me të cilat jemi rrethuar në këtë ditë; mirësia e Ramazanit, apo mirësia e këtij tubimi vëllazëror dhe namazi me xhemat, apo xhamia e re, apo lutjet tona në këtë ditë të begatë? Kjo është mirësia e madhe e besimit dhe fesë islame, që na tubon dhe na mbush me dritë besimi, sidomos në ceremoni si kjo e sotmja, ku po inaugurojmë së bashku xhaminë e re në fshatin tuaj”,  tha ndër të tjera Myftiu Smajlaj.

Përshëndeti edhe Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, i cili shprehu vlerësimet e tij për këtë bashkëpunim të dobishëm të Myftinisë së Malësisë së Madhe me Fondacionin “Mirësia”, që solli në dritë këtë xhami të re e të bukur.

Myftiu vlerësoi shembullin e bamirësve dhe donatorëve në rrugën e gjallërimit të thirrjes islame në vendin tonë, por jo vetëm, ku përmendi disa raste të spikatura gjatë këtyre viteve.

Ceremoninë e përshëndeti edhe drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, që falënderoi Zotin për këtë mirësi dhe bashkëpunimin e familjes Hasanaj, që dhuroi tokën e xhamisë së re dhe të familjes turke që kontribuoi për ndërtimin e xhamisë.

Ai theksoi se kjo ceremoni duhet të jetë dëshmi besimi dhe një besëlidhje e re me xhaminë, për ta mbajtur në jetë, nëpërmjet aktivitetit, mësimit, namazeve, adhurime e lutjeve.

Përshëndeti edhe përfaqësuesi i Fondacionit turk IHH, që uroi të pranishmit me rastin e inaugurimit të xhamisë së re.

Me rastin e kësaj ceremonie, Myftinia e Malësisë së Madhe shpërndau disa “Certifikata Mirënjohjeje” për donatorët dhe Fondacionin “Mirësia”.

Pas kësaj ceremonie, u fala namazi i parë i ikindisë me xhemat dhe u bë lutja e këtij tubimi plot vlera besimi.

2 korrik 2015

1799111_1646075872280626_787838047242533388_o

11148561_1646076228947257_8198537355715158020_o

11406469_1646075865613960_4940035018605311793_o

11707768_1646076242280589_5405880506739566239_o