11731637_1647306418824238_7576733024951176055_oMyftinia e Malësisë së Madhe në bashkëpunim me Fondacionin “Mirësia” organizoi ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Koplik i Sipërm.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe përfaqësuesi i donatorit, z. Nebil Muhammedi nga Bahrejni, i cili është kthyer në një ambasador vlerash dhe bamirësie, duke afruar donacione bamirëse, sidomos për ndërtimin e xhamive të reja dhe qendrave kulturore, në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Pas prerjes së shiritit të inaugurimit, ceremonia u përshëndet nga H. Edmir Smajlaj, Myfti i Malësisë së Madhe, Imam Muhamed Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, z. Nebil Muhammedi, përfaqësues i donatorit nga Bahrejni, z. Tahir Zeneli, drejtor i shoqatës “Ardhmëria”, z. Korab Kaja, drejtor i Fondacionit “Mirësia”, si dhe z. Begator Fikaj, imam i xhamisë Koplik i Sipërm.

Në fjalët e tyre folësit uruan të pranishmit për xhaminë e re, sikurse vlerësuan bashkëpunimin e myslimanëve në mbarë botën, si pjesëtarë të një familjeje të madhe besimi dhe vlerash.

U vlerësua kontributi i vëllezërve nga Bahrejni dhe dëshira e mirë për ta vazhduar këtë bashkëpunim edhe me ndërtimin e xhamive të reja, aty ku ka nevojë, si shtëpi adhurimi, ku brezat edukohen me moralin islam dhe vlerat e tij.

Me rastin e kësaj ceremonie, Myftinia e Malësisë së Madhe i akordoi z. Nebil Muhammedi një “Mirënjohje”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në drejtim të ngritjes së këtij objekti me vlerë.

Të pranishmit falën edhe namazin e parë të drekës me xhemat në xhaminë e re të Kopikut të Sipërm.

7 korrik 2015

11722247_1647306438824236_9134437110943418458_o

11539223_1647306392157574_4420447466040689365_o

11722646_1647306692157544_7406051478256463797_o