15109451_1256400851047339_6771817315607468694_n

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Këshilli Bashkiak i Durrësit i jep titullin “Qytetar Nderi” Haxhi Hafiz Sabri Koçit, kryretarit të parë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas komunizmit.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka nderuar me të njëjtin titull edhe drejtuesit e parë pas komunizmit të komuniteteve të tjera fetare si, Anastas Janullatos, Imzot Rrok Mirdita dhe Baba Reshat Bardhi.

Krerët e komuniteteve fetare janë vlerësuar për lartësimin e vlerave të tolerancës, solidaritetit dhe rolin e rëndësishëm në harmoninë dhe bashkëjetësën fetare.

15109553_1256400924380665_8477354728873969924_n