selim muca (2)

Me propozim të Universitetit Bedër, Ministria e Arsimit i ka akorduar titullin “Doctor Honoris Causa”, H. Selim Muçës, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në periudhën 2004–2014, sot Kryetar Nderi i KMSH-së.
Ceremonia e dhënies së këtij titulli do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 15 qershor 2016, në orën 19:30 në ambientet e Universitetit Bedër, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, ministrave të Kabinetit Qeveritar, ambasadorëve me misione diplomatike në Tiranë, përfaqësuesve të komuniteteve fetare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësuesve të shumtë të medias, si dhe rektorëve të universiteve publike e private.
Ky titull i jepet z. Selim Muça me motivacioinin për kontribut të shquar në ngritjen e vlerave të besimit dhe të forcimit të harmonisë dhe bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri.

15 qershor 2016

13411761_1131187766901982_5772565005385719070_o