IMG_0814Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e besimit” është ndalur mbrëmjen e së martës në xhaminë e fshatit Yrshek të Tiranës.

Nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, u shpreh se disa prej cilësive të besimtarit janë: kujdesi për t’i mos i bërë padrejtësi njeriut, ndihma ndaj njerëzve në nevojë, mbajtja e premtimeve, falja e gabimeve, modestia dhe butësia ndaj njerëzve.

Më tej Spahiu nënvizoi faktin se besimtarët janë njerëz të respektueshëm ndaj prindërve, larg paragjykimeve, nuk e ndryshojnë të vërtetën dhe nuk bëjnë kompromis me të për asgjë.

Në fund z. Spahiu u bëri thirrje besimtarëve të pranishëm që të tregohen të kujdesshëm, t’i ruajnë dhe mbajnë këto cilësi, për të qenë besimtarë të mirë. “Myslimani është ai nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”, tha z. Spahiu.

Ndërsa zv/myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, foli rreth bindjes dhe dashurisë ndaj Zotit. “Dashuria për Zotin dhe bindja ndaj tij është ilaç dhe shërim për çdo sëmundje shpirtërore”, u shpreh z. Teqja.

Besimtarët e pranishëm u shpërblyen me këndim Kur’ani, e përcjellë me emocion nga imam Lauren Luli.

Në këtë veprimtari të përjavshme ishte i pranishëm edhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në KMSH, z. Fejzi Shaholli.

11 Nëntor 2014

IMG_0818  IMG_0837 IMG_0843 IMG_0847 IMG_0871