Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e institucionit, një delegacion nga Forumi Rinor Islam i Zvicrës, të kryesuar nga nënkryetari i këtij forumi, z. Selami Hyseni.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu, u uroi mirëseardhjen bashkatdhetarëve nga Zvicra dhe i njohu me punën dhe aktivitetin e Komunitetit Mysliman ndër vite.

Ndërsa z. Hyseni, falënderoi Kryetarin e KMSH-së për mikpritjen dhe u ndal në gatishmërinë e forumit që ai përfaqëson për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme, kryesisht në fushën e kulturës, botimeve etj.

Bashkëbisedimi vijoi më tej me diskutime mbi tematika të ndryshme aktuale dhe çështje që prekin shqiptarët e diasporës.