Është zhvilluar në Pogradec forumi i diskutimit: “Forcimi i rolit të imamëve përballë sfidave bashkëkohore”, me imamët e myftinisë së Pogradecit dhe Korçës.

Drejtori i Medias në Komunitetin Mysliman, z. Oltion Kola, i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se imami ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë në të cilën po jetojmë, si në rolin e edukuesit të shoqërisë ashtu edhe si prind apo qytetar, gjithmonë duke ndjekur shembullin e Profetit Muhamed a.s.

“Ne duhet të tregojmë edhe njëherë se besimtari është njeriu prej gjuhës dhe dorës së të cilit të tjerët ndihen të sigurt, sidomos në këtë kohë kur Islami po atakohet së tepërmi me pa të drejtë, me synim përbaltjen e imazhit të tij të ndritur.”, tha më tej z. Kola.

Gjithashtu në forum foli edhe studiuesi z. Fabian Zhilla, dhe drejtori i Thirrjes në Islam z. Elvis Naci. Ndërkohë Myftiu i Pogradecit  Namik Mahmutllari dhe Gjergji Vurma, përfaques i IDM-së bënë hapjen e forumit.

Ky forum organizohet nga Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me IDM Albania, me synim forcimin e rolit të imamëve në shoqëri.

16 janar 2015

olti (2)

olti (1)