1. gjin aleksi (3)

Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës do i nënshtrohet një restaurimi të plotë nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Ditën e djeshme (10 shkurt) u inaugurua fillimi i punimeve të restaurimit të kësaj xhamie e cila është monument kulture e kategorisë së parë.

Në këtë restaurim përfshihen pastrimi dhe sistemimi i territorit përreth, pastrimi i fasadës, restaurim i frakturave në mur guri, restaurimi i brezave dhe arkitrarëve, restaurim i çatisë, dyshemesë, minares, kupolat, hapësirat e pikturave murale dhe shumë punime të tjera.

Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të punimeve ishin drejtori i Vakf-Investimeve në KMSH, z. Demirel Bojaxhiu, myftiu i Delvinës, z. Bledar Ali, kryetari i Bashkisë së Delvinës, z. Rigels Balili, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë, z. Agim Haxhiraj, arkitektja restauruese e Epidamnos sh.p.k, znj. Lida Miraj, përgjegjësi i punimeve civile në “PT-Ndërtim” sh.p.k, z. Genci Mancaku, përgjegjësi i Monumenteve të Kulturës në Sarandë, z. Vladimir Demaj dhe mbikëqyrësi i punimeve nga KMSH, z. Enver Samuri.

Punimet do të kryhen sipas kontratës së lidhur midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe subjekteve “PT-Ndërtim” sh.p.k dhe “Epidamnos” sh.p.k.

Me iniciativë të ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro dhe drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës znj. Arta Dollani, u hartua projekti dhe iu paraqit KMSH-së për të shqyrtuar mundësitë financiare.

Pas shqyrtimit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë merr përsipër financimin e restaurimit ndërsa Ministria e Kulturës do të mbikëqyrë punimet nëpërmjet Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtarë.

Xhamia e Gjin Aleksit në fshatin Rusan të Delvinës është ndërtuar rreth viteve 1600. Objekti është monument kulture i kategorisë së parë.

Ky restaurimi do të kryet i plotë për herë të parë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Për këtë objekt janë bërë disa punime të pjesshme restauruese gjatë viteve 1990, 2005 dhe 2008.

Xhamia është nga objektet që përmban gërshetim kulturash nga ajo vendase, në atë post bizantine, e deri otomane.

Monumenti ka vlerave arkitekturore edhe ambientale.

Kjo xhami përveç stilit të saj të veçantë, njihet edhe si një xhami me sistem akustik të përkryer.

10 shkurt 2017

gjin aleksi (1)

IMG_4818IMG_4949IMG_5003IMG_5007gjin aleksi (4) gjin aleksi (7)

gjin aleksi (3) gjin aleksi (5) gjin aleksi (6) gjin aleksi (2)

gjin aleksi (1) gjin aleksi (2)