zk1a8654

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Medreseja e Tiranës organizoi programin kulturor “Për një botë me më shumë dashuri” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve fetar në vend.

Në këta aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi,  kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, përfaqësues i Kishës Katolike, Don Henri, përfaqësues i Kishës Ortodokse, At Grigori, përfaqësues të Kryegjyshatës së Bektashinjve, z. Kujtim Boriçi, anëtari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, z. Servet Gurra, drejtori i Kulturës në KMSH, z. Genti Kruja, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në KMSH, z. Fejzi Shaholli, mësues dhe nxënës.

Kreu i KMSH-së theksoi kontributin dhe vlerat që medresetë i kanë shtuar shoqërisë sonë për të patur një shoqëri sa më në harmoni dhe bashkëjetesë.

“Medresetë e vendit, dhe sidomos Medreseja e Tiranës kanë dhënë një kontribut të paçmuar në rritjen e tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare në vendin tonë. Hoxhallarë dhe mësues të kësaj shkolle janë shembulli më i mirë dhe modeli që ne duhet të ndjekim. Një rol të madh në këtë aspekt ka luajtur edhe liria e besimit. Liria që pranon dhe njeh Islami, është liria e arsyes, liria e dijes dhe arsimit, liria e mendimit dhe fjalës, liria e besimit”, tha kreu i KMSH-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Medresesë së Tiranës theksoi se dashuria është faktori kryesor i thelbit të ekzistencës.

“Programin e sotëm me rastin e ditës ndërkombëtare e quajtëm “Për një botë me më shumë dashuri” sepse ne e shohim dashurinë faktor kryesor në thelbin e ekzistencës; dashuria është esenca e saj. Çdo qenie merr pjesë në një orkestër të madhe me dashuri në univers, ndërsa ne njerëzit jemi të ftuar që të marrim pjesë në mënyrë të ndërgjegjshme në këtë simfoni. Kështu, kaq bukur e ka gatuar Zoti jetën, në krahët e dashurisë. Nëse pranojmë si etalon trajtimin që na bën Zoti, ne do të kemi mundësinë të sillemi më me dashuri e respekt ndaj njerëzve e ndaj të gjitha krijesave”, tha z. Zaimi ndër të tjera.

Gjithashtu gjatë programit përshëndetën edhe kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet dhe përfaqësuesit e tjerë fetar.

Kryetarja e Komitetit të Kulteve tha se programe të tilla përçojnë mesazhe mjaft të vyera për shoqërinë. Ajo tha se harmonia është një vlerë e popullit tonë dhe shkolla është ambienti i duhur për ta kultivuar.

At Grigori tha se duhet të ndihemi të bekuar pasi jetojmë në këtë vend ku tolerance, harmonia dhe dialogu janë shembuj për rajonin dhe mbarë botën. Ai tha se për sa kohë do e doni dijen dhe besimin ju do jeni fidanishte të dashurisë.

Don Henri tha se dashuria është qëllimi i jetës sonë. Gjithashtu ai shtoi se ne duhet të njihemi me njëri-tjetrin në mënyrë që ta duam njëri-tjetrin. Zoti e ka krijuar njerëzimin prej dashurisë.

Përfaqësuesi i Kryegjyshatës së Bektashinjve, z. Kujtim Boriçi falënderoi Medresenë e Tiranës për organizimin e këtij aktiviteti ku përcillen mesazhe kaq të vyera.

Gjatë programit nxënësit e medresesë me anë të performancave të tyre përcollën mesazhe dashurie, tolerance, mirëkuptimi dhe harmonie.

Sipas Deklaratës së KB, tolerancë është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.

Toleranca është qëndrimi i drejtë, objektiv dhe pranues ndaj personave që kanë mendime, bindje, besim, përkatësi etnike të ndryshme nga tonat.

zk1a8711zk1a8761zk1a8700  zk1a8726 zk1a8761 zk1a8773 zk1a8776 zk1a8790zk1a8712zk1a8668zk1a8661zk1a8659

zk1a8625zk1a8634

zk1a8811