Brucaj SHBA (2)Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) ka mirëpritur përfaqësues të Komuniteteve Myslimane nga vende të ndryshme të botës me rastin e Fitër Bajramit. I ftuar në këtë organizim ishte edhe kryetari i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj.

Në takimin e mbrëmjes së djeshme, zv/sekretari i Departamentit të Shtetit, z. Antony J. Blinken, ka përcjellë urimet më të mira në emër të presidentit të SHBA-ve. z. Barack Obama dhe sekretarit të Shtetit, z. John Kerry.

“Departamenti i Shtetit ka një mirënjohje të thellë për punën që udhëheqësit fetarë dhe të komuniteteve fetare që bëjnë për avancimin e paqes nëpër botë dhe për promovimin e vlerave humane. Sikur e dini, tradita e respektimit të muajit të shenjtë të Ramazanit është e thellë në historinë e kombit tonë”, tha ndër të tjera z. Blinken.

Këtë takim e ka përshëndetur me anë të një video-mesazhi edhe sekretari, z. John Kerry. Ai ka uruar të gjithë agjëruesit për muajin e Ramazanit. Gjithashtu ai u shprehu keqardhjen e tij që nuk ishte i pranishëm në atë takim.

“Dhoma në të cilën ju jeni mbledhur në këtë mbrëmje quhet “Benjamin Franklin”. Z. Franklin kishte shumë cilësi interesante, ai mendonte pothuajse për çdo gjë, duke përfshirë edhe fenë. Çdo fe e vetme vepron nga rregulli i artë: Vepro ndaj të tjerëve, ashtu sikur do doje të vepronin ata me ty”, tha z. Kerry.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryetari Bruçaj ka kryer një vizitë kortezie në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Washington DC, ky u prit nga ambasadorja, znj. Floreta Faber. Ata theksuan rolin e rëndësishëm të komuniteteve fetare në përcjelljen e mesazheve të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Brucaj SHBA (1)Brucaj SHBA (1)  IMG-20150723-WA0052IMG-20150723-WA0053IMG-20150723-WA0009