1071090_1716129588671259_9875014_o

Programi “Bukuritë e Besimit Islam” është zhvilluar këtë të martë edhe në xhaminë e Teqjes në Fushë-Krujë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu i pranishëm në këtë aktivitet foli mbi durimin, si dhuratën më të madhe që Zoti i ka dhënë njerëzve.
“Zoti në Kuran, na tregon dhe premton shumë të mira që burojnë nga durimi, nëse e zbatojmë brenda kuadrit të disiplinës hyjnore. Allahu na e ka bërë të qartë se çdo njeri do të sporvohet në këtë botë dhe sprova kalohet me durim. Ndërsa Profeti Muahmed a.s., thotë se durimi për hir të Allahut është i treguar përgjatë vështirësive të jetës është pastrim prej gjynaheve.”, tha z. Spahiu.
Kryevaizi i KMSH-Lauren Luli foli rreth mëshirës së Allahut si pikën më të fortë në të cilën njeriu mbështetet.
“Pika më e fortë në të cilën njeriu mbështetet, drejtimi më i saktë nga ai drejtohet është mëshira e Allahut. Asnjëherë nuk i pret shpresat nga kjo mëshirë. Ai beson në mënyrë të prerë se cilido qoftë gabimi që ka bërë, cfarë do lloj zullumi të ketë kryer, dera e faljes dhe e mëshirë së Allahut është gjithmonë e hapur, mjafton të trokasësh e të kërkosh falje nga Ai.”, tha z. Luli.

Ndërkohë myftiu i Krujës z. Ledian Cikalleshi, u shpreh se njeriu, duke i hedhur mënjëanë të gjitha dyshimet dhe pengesat i beson me devotshmëri dhe sinqeritet mesazhit Hyjnor dhe e bën zemrën e tij t’i nënshtrohet besimit të Allahut si pishtar të vetëm që i ndriçon jetën e tij drejt lumturisë së kësaj botë dhe asaj të amshuar.
Ndërsa imami i Xhamisë Muharrem Vrana, falenderoi Komunitetin Mysliman për nisma dhe programe të tilla duke i cilësuar si mjaft të domosdoshme, për çdo besimtar.

8 mars 2016

12809858_1716129698671248_2116629179_o 12837610_1716129892004562_1228553472_o

11100317_1716132468670971_1053422364_o