Kryetari i KMSH priti në një vizitë Kryetaren e Misionit të OSCE në Maqedoni, Ambasadoren znj. Nina Suomalainen.

Kryetari Bruçaj e njohu me Institucionin e KMSH-së dhe rolin që ka në shoqërinë shqiptare si dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë organizmat vendase dhe të huaja të cilat i shërbejnë mbarëvajtjes së harmonisë dhe tolerancës ndërfetare dhe ndikojnë pozitivisht në kohezionin social të Shqipërisë dhe rajonit.

Ambasadorja  znj. Nina Suomalainen vlerësoi punën dhe angazhimin e treguar nga KMSH-ja në raport edhe me bashkësitë e tjera fetare në rajon. Ajo gjithashtu i uroi kreut Bruçaj suksese në përmbushjen e misionit të KMSH.

25 shkurt 2016

12765545_10206235827314760_1285524564_o 12788685_10206235827514765_268181750_o