Kryetari i KMSH-së H. Skender  Bruçaj i ndodhur në kryeqytetin gjerman, Berlin, në një konferencë të organizuar nga Instituti për Diplomaci Kulturore (ICD), ka dhënë mesazhe të qarta në një kohë trazirash, dhune dhe terrori në emër kinse të fesë ditët e fundit në disa vende të botës.

Në një postim në faqen e tij në facebook nga Gjermania, ai ka vënë theksin mbi modelin shqiptar të harmonisë dhe dialogut ndërfetar.

“Në Berlin, Gjermani në konferencën e organizuar nga Instituti për Diplomaci Kulturore (ICD), duke promovuar harmoninë dhe dialogun ndërfetar; rastin e Shqipërisë, si një model dhe shembull pozitiv në ndarjen e vlerave të përbashkëta në rajon dhe me gjerë”, thuhet në postimin e kreut të KMSH-së H. Skender Bruçaj.

 

13691084_882325888539753_2600257682098576968_o 13724894_882325871873088_4711330853169262021_o 13730792_882325981873077_3954035756561331695_o 13731835_882325925206416_8671934607914428533_o 13735118_882325851873090_7913649554301760148_o 13776043_882325951873080_4100084702145908708_n