Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të prezantohet në Panairin e Librit Tirana 2015 me disa botime të reja së bashku me botimet periodike.
Kolana “Zani i Naltë”, e plotë, në 10 vëllime, botim i tre Bashkësive Islame Shqiptare, duke përfshirë të gjithë numrat nga themelimi i revistës më 1923 deri më 1939.
“100 personalitete të kulturës shqiptare islame” (Botimi i tretë), i rishikuar.
“Bibliografia e gazetës Drita Islame (janar 1992 – dhjetor 2011)”
Revista Shkencore “Zani i Naltë”, nr. 13.
Revista “Drita Islame”, nëntor 2015, një numër special kushtuar 25 vjetorit të lirisë së besimit në Shqipëri.
Në stendën e KMSH-së do të jenë po ashtu të gjitha botimet e tjera të institucionit, si dhe libra nga të gjitha shtëpitë botuese, me të cilat operon libraria e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “Miqtë e Librit”.
Panairi i Librit do të zhvillohet nga data 11-15 nëntor 2015, në Pallatin e Kongreseve.

Kolana Zani i Nalte 2

100 Personalitete Shiptare te Kultures Islame . 100 Personalitete Shiptare te Kultures Islame Biblografia Curdhnon Kurani    Revista Drita Islame.Libraria Miqte e Librit