Medreseja e Beratit “Vehxhi Buharaja” në bashkëpunim me Myftininë e Beratit organizuan një program festiv në përkujtim të Profeti Muhamed a.s – Krenarisë së Njerëzimit.

Kur’ani, ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të përcjella me mjeshtëri nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit si, Dritan Boriçi, Kastriot Tusha, Lindi Islami, Venera Lumani, Xhoni Jesku, nxënës të medreseve dhe kori, nën regjinë e Agron Hoxhës shoqëruan programin në përkujtim të Profetit të Mëshirës.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, i pranishëm në aktivitet u shpreh se Profeti Muhamed është shembulli më i përkryer dhe përfaqësuesi i moralit më të lartë.

“Jeta e Hazreti Muhamedit a.s. është modeli më i përsosur që duhet të ndiqet nga të gjithë. Në jetën e tij të bekuar, njeriu gjen modelin e mësuesit të palodhur, të bababit të dashur e të dhembshur, gjen kryefamiljarin që punon pa u lodhur për ushqimin e familjes dhe për edukimin e të gjithë pjesëtarëve të saj me normat e moralit të pastër islam. Ai ishte përfaqesuesi më i lartë i moralit, sepse morali i tij ishte Kur’ani”, u shpreh Spahiu.

Ndërsa drejtori i Medresesë së Beratit, z. Iljaz Karagoz, falenderoi pjesëmarrësit dhe u shpreh se njerëzimi ka shumë nevojë për mesazhet e Profetit Muhamed.

“Mesazhet e Profetit Muhamed përfshijnë vlerat më të larta të njerëzimit. Ai është një fanar ndriçues për këdo që kërkon të ecë në rrugën e Zotit dhe të dashurisë”, tha drejtori i Medresesë së Beratit.

Programi u përshëndet edhe nga përfaqësues të Bashkisë së Beratit dhe prefekti i qytetit të Beratit.

Ata theksuan se Profeti Muhamed a.s., është shembulli universal i njerëzimit dhe i të gjitha kohërave, shembulli për të cilin çdokush ka nevojë.

22 prill 2016

ZK1A5304ZK1A5488ZK1A5384ZK1A5470ZK1A5483ZK1A5522ZK1A5610

ZK1A5268        ZK1A5586ZK1A5372 ZK1A5278