Ambasadori i ri i Gjermanisë në vendin tonë, z. Karl Bergner, ditën e sotme, vizitoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga kryetari H. Bujar Spahiu.

Pasi e uroi atë për misionin diplomatik në krye të Ambasadës Gjermane në Tiranë, kryetari Spahiu, e njohu ambasadorin Bergner me institucionin e KMSH-së, institucionet në varësi të tij si dhe rolin që luan ky i fundit në mbarëvajtjen e shoqërinë tonë.

Nga ana e tij, ambasadori Gjerman, vlerësoi qëndrimet dhe qasjet e KMSH-së në përçimin e mesazheve fetare dhe jo vetëm, duke kontribuuar kështu në ruajtjen e harmonisë dhe balancave të tjera shoqërore në vendin tonë.

Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë mbi aktualitetin e vendit.