Kryetari i KMSH priti në një vizitë Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Shqipëri, Dr. Johann Sattler.

Kryetari z. Bruçaj pasi e njohu me Institucionin e KMSH dhe rolin që ai ka në shoqërinë shqiptare i shprehu angazhimin për të bashkëpunuar me të gjithë organizmat vendase dhe të huaja të cilat i shërbejnë mbarëvajtjes së harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si edhe që ndikojnë pozitivisht në kohezionin social të Shqipërisë dhe rajonit.

Ambasadori vlerësoi qëndrimet e KMSH ndërvite si edhe rolin e saj aktiv në promovimin e vlerave të besimit nëpërmjet edukimit të brezave të rinj.

Dr. Sattler shprehu gadishmërinë për të kontribuar në kuadër të forcimit të harmonisë fetare në Shqipëri dhe të shoqërisë shqiptare.

Ambasadori Dr. Johann Sattler vlerësoi punën dhe angazhimin e treguar në raport edhe me bashkësitë e tjera fetare në rajon, dhe uroi suksese në përmbushjen e misionit të KMSH.

ambs1 ambs3ambs2

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë