ZK1A8517

Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe ai Britanik, Nicholas Cannon, kanë vizituar gjatë javës, Medresenë e Tiranës, në kuadër të javës së anglishtes.

Gjatë këtyre vizitave, ambasadori britanik u prit nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, ndërsa ambasadori amerikan u prit nga nënkryetari Ali Zaimi.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe zv/ministri i Arsimit, drejtoresha e arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit si dhe drejtorë të shkollave të ndryshme në Tiranë.

Nxënësit e Medresesë së Tiranës organizuan një program artistik dhe më pas një panair kulturor. Performanca e shkëlqyer e nxënësve solli një atmosferë mjaft të këndshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Omer Çallësh falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre dhe iu uroi mirëseardhjen.

“Për ne është një kënaqësi e madhe t’ju kemi në shkollën tonë. Kultivimi i vlerave humane si dashuria, respekti, mirësia dhe harmonia kanë një vlerë të veçantë. Vetëm më kultivimin e këtyre vlerave do të arrihet paqja dhe lumturia në botë”, tha z. Çallësh.

Ambasadori i Britanisë z. Cannon fjalën e tij përshëndetëse e përqëndroi në tre pika kryesore, si demokracia dhe liria, toleranca dhe harmonia ndërfetare dhe historiku i gjuhës angleze.

Ndërsa ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, z. Donald Lu falënderoi Medresenë e Tiranës për mikpritjen dhe vlerësoi kontributin dhe vlerat që kjo shkollë i jep arsimit dhe shoqërisë.

“Ju shpërndani vlera dhe besim, të cilat i japin një shoqërie forcë. Kjo është një javë e mrekullueshme anglishteje. Pak ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe, i cili kishte vizituar shkollën tuaj më foli për aktivitetin dhe kishte mbetur mjaft i kënaqur. U ndjeva shumë mirë dhe e prisja me padurim këtë vizitë. Me lejoni të përshëndes dhe të falënderoj të gjithë mësuesit dhe këta nxënës të mrekullueshëm të cilët performuan kaq bukur”, tha ndër të tjera z. Lu.

Gjithashtu nxënësit e Medresesë së Tiranës e njohën z. Lu dhe të pranishmit e tjerë me kulturat e ndryshme të Shqipërisë, Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Turqisë.

Ambasadori Lu bisedoi nga afër me nxënësit dhe mbeti mjaft i kënaqur nga niveli i gjuhës së huaj dhe organizimi i këtij aktiviteti.

12710727_600395406794328_5402179958488391825_o

ZK1A8356

    ZK1A8273ZK1A840512710927_600395680127634_3300988334286752593_o      ZK1A8471   ZK1A8656  ZK1A8732