ZK1A2158

Një grup besimtarësh nga Anglia, pjesë e xhamisë “East London Mosque” dhe Qendrës së Myslimanëve në Londër vizituan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Kreu i KMSH-së, z. Skender Bruçaj i njohu ata më nga afër me funksionin e Komunitetin Mysliman, jetën fetare në Shqipëri, historinë dhe kulturën e vendit tonë në përgjithësi si dhe te myslimanëve në veçanti.

Grupi përbëhej nga Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Myslimanëve në Londër , z. Dilawar Hussain Khan, avokati dhe eksperti i emigracionit ndërkombëtar, z. Nazir Ahmed, kryeredaktori i gazetës javore “Bengali” si dhe besimtarë të tjerë me detyra dhe funksione të ndryshme në qytetin e Londrës.

Ata falënderuan kreun e KMSH-së për pritjen e ngrohtë si dhe uruan për suksese të mëtejshme në ecurinë dhe mbarëvajtjen e punëve të komunitetit.

ZK1A2167ZK1A2164  ZK1A2170