Shtepia e te Moshuarve (2)

Përfaqësueset e Zyrës sëGruas nëKomunitetin Mysliman të Shqipërisë,  zhvilluan sot një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku dhe organizuan edhe një program të shkurtër artistiko-fetar.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. FatmaKaraj nëfjalën e saj u shpreh se  e vetmja shpresë e cila nuk shuhet kurrë dhe të mban gjallë është  besimi te Zoti i Gjithësisë.

“Çelësi për të jetuar me optimizëm është besimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit, ta pranosh, ta dëgjosh atë, të jetosh bashkë me të. Vetëm besimi e gris të shkuarën e hidhur dhe e transformon atë në një tubim të ndritshëm e familjar dhe në një vend takimi për të dashurit. Vetëm, kështu do të mund të shërohen zemrat dhe shpirtrat e plagosur”, nënvizoi znj. Karaj.

Programi vijoi me këndimin e ajeteve të Kuranit dhe ilahive të ndryshme nga nxënëset e Medresesë së Tiranës, çka solli me tepër shpresë, gëzim e përlotje në sytë  të moshuarve.

Në fund u shpërndanë dhurata të ndryshme.

Stafi i kësaj qendre banimi dhe të moshuarit teksa falënderuan Komunitetin Mysliman për ato çaste të bukura që kaluan, shprehën dëshirën që programe të tilla të ketë vazhdimisht.

Shtëpia e të Moshuarve, një ndërtesë dykatëshe ne zemër të një grupi pallatesh të vjetra dhe të reja në lagjen “Ali Demi”, me dhoma të ndara dyshe dhe treshe, mjaft të mirëmbajtura me kushte bashkëkohore, strehon 54 të moshuar nga e gjithë Shqipëria, të cilët janë strehuar aty qoftë nga pamundësia, qoftë nga braktisja.

20 Shkurt 2014

Shtepia e te Moshuarve (4)

Shtepia e te Moshuarve (1)  Shtepia e te Moshuarve (3)  Shtepia e te Moshuarve (5)  Shtepia e te Moshuarve (7)