IMG_3994Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë organizoi një udhëtim dy ditor në Korçë me gratë besimtare, ku vizituan xhamitë e këtij qyteti, Medresenë si dhe vende të ndryshme historike të qytetit të Korçës. 

Gjatë qëndrimit në Medresenë e Korçës, përfaqësueset e Zyrës së Gruas kanë organizuar një program ku u diskutua mbi tema të ndryshme fetare.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë znj. Fatma Karaj, u shpreh se udhëtime të tilla janë të domosdoshme për bashkimin dhe harmoninë mes njëra-tjetrës dhe për diskutimin e çështjeve të mjaft të rëndësishme sa i përket fesë islame.

Më tej u fol mbi përgatitjet dhe dobitë e udhëtimit, ku u nënvizua fakti se si përgatitjet ashtu edhe dobitë janë shpirtërore dhe materiale.

Përsa i përket dobive, ndër më kryesoret është fakti se udhëtimi është një mundësi mjaft e mirë meditimi për të kuptuar ekzistencën e Zotit dhe madhështinë e Tij në krijim, për të nxjerrë mësim nga popujt e mëparshëm. Nga dobitë e tjera mund të përmendim shkëputjen nga rutina e përditshme, clodhjen, qetësimin, njohjen me njerëz të rinj, por edhe njohjen më mirë të shoqeve tona.

Gjithashtu në program u fol mbi hadithin e Profetit Muhamed “Veprat vlerësohen sipas qëllimit” si dhe Bismilahin, fjalën e parë në çdo punë.

“Pastrimi i qëllimit, pra ushqyerja e vetes me qëllime të mira vetëm për Allahun është dhe ka qenë urdhër për të gjithë; për ata që kanë qenë para nesh dhe për ata që do të vijnë më pas. Ai që do të kryejë një vepër të mirë, duhet të sjellë ndër mend qëllimin në çastin që do ta bëj atë, dhe ky qëllim të jetë për Allahun, pra të jetë i vetëdijshëm që veprën po e bën për hir të Allahut. Kjo sepse qëllimi është kreu i çdo pune dhe baza mbi të cilën ajo ngrihet.”

““Bismilahi” është fjalë me vlerë shumë të madhe. Ai që e përmend atë shpesh dhe e ka në zemër, ka në shpërblim të madh. Zemra e tij është e gatshme që në çdo çast të lidhet me krijuesin e saj, shpirti i tij ka privilegj të dëshmojë bukurinë e krijimit dhe të fuqisë krijuese të Allahut xh.sh.”

Gjatë kthimit të këtij udhëtimi ku morën pjesë mbi 50 gra besimtare, ata janë ndalur edhe në Drilon dhe Elbasan, ku kanë vizituar edhe Xhaminë Mbret në lagjen Kala, një xhami e cila përkon me themelimin e këtij qyteti dhe që është shpallur monument Kulture për vlerat historike që ajo mbart.

19 Tetor 2014

10647087_812131462140892_8861837676842164740_n

IMG_3945

IMG_3936IMG_3758 IMG_3785   IMG_4036 IMG_4264