Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në bashkëpunim me Myftininë e Përmetit, organizuan një takim me gratë besimtare të këtij qyteti, ku u fol rreth çështjeve familjare.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, znj. Fatma Karaj u shpreh se, nëse do të duam një familje të shëndetshme dhe një shoqëri të mirëfilltë ajo është në dorën tonë.
“Një familje e shëndetshme është një faktor ekuilibrues dhe i sigurt për shoqërinë dhe ambientin përreth. Nën tablonë e hidhur të problemeve të sotme qëndron e vërteta e humbjes së aftësisë së zgjidhjes së problemeve të familjeve. Nëna, si edukatore e një populli është një nga themelet e familjes. Ajo është aq shumë e shtrenjtë në këndvështrimin islam, saqë i dërguari i Allahut (a.s.) në një hadith thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.” nënvizoi znj. Karaj.
Ajo gjithashtu tha se nëna me dorën e saj të shtrenjtë, edukon një popull, formon bërthamën e shoqërisë dhe themelin e familjes. Është një qenie tek e cila fëmijët kthehen në folenë e tyre plot dashuri dhe ngrohtësi.

Për të pranishmet u shtrua edhe një koktej nga Myftinia Përmet.

1 tetor 2015

12094936_982660458421324_3094989379973353079_o

12017677_982660465087990_8622071397700151506_o