1

Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, organizoi të shtunën, më 25 Janar 2014, një program të shkurtër artistiko-fetar, në xhaminë Dine Hoxha.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj, theksoi se, dyert e Xhenetit janë të hapur për të gjithë ato që ndjekin rrugën e profetit Muhamed, sepse ai erdhi për të shpëtuar njerëzimin. “Profeti u mësoi njerëzimit se si gruaja ka të drejta mbi burrin, ai u mësoi burrave se si duhej të respektohej gruaja. Pasuria e jetimëve shpërdorohej, ai e ndalo këtë. Ai bëri që të mos shpërfillet i varfri, hoqi skllavërinë, pasi përpara Zotit të gjithë janë të barabartë. Ai ushqeu dashurinë për Zotin jo vetëm tek ata që do të ishin bashkëkohës të tij, por edhe të çdo brezi që do të vinte më pas, deri në ditën e sotme dhe me lejen e Allahut kështu do të vazhdojë deri në ditën e gjykimit”, nënvizoi znj. Karaj.

Profeti Muhamed a.s. frymëzoi myslimanët që ti përkushtoheshin dijes duke thënë: “Mësimi është detyrë për çdo mysliman e myslimane.
Programi vijoi me këndimin e ajeteve kuranore dhe ilahive të ndryshme.

1529863_683129558374417_209294414_o

741296_683129578374415_1109256314_o 1008653_683129258374447_656588085_o