Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman, organizoi sot programin artistik “Për ty nënë” në burgun e grave në Tiranë.

Në fjalën e saj përgjegjësja e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman znj. Fatma Karaj, u shpreh roli i nënën në familje dhe në edukimin shpirtëror të fëmijës është i pazëvendësueshëm.

“Nënë mbart një rëndësi dhe një rol të pazëvendësueshëm në familje e shoqëri. Ajo është edukuese e brezave, ajo është një heroinë e dhembshurisë, sakrificës dhe përkushtimit. Ditë të lumtura janë ato kur ne gjendemi pranë të dashurve tanë ndaj dhe ju urojmë bashkim sa më të afërt me fëmijët tuaj, familjet tuaja”, tha znj. Karaj.

Ndërsa grupi artistik i vajzave të Medresesë së Tiranës interpretuan këngë dhe poezi të ndryshme mbi dashurinë dhe rëndësinë jetike të nënave.

Dhjetëra gra që vuajnë dënimin në burgun e Tiranës kanë ndjekur edhe dokumentarin “Nëna, një heroinë dhembshurie”, një prodhim i Komunitetit Mysliman, dedikuar dashurisë, sakrificës dhe përkushtimit të nënave, cilësi këta çka i bën ata secilën një heroinë të dhembshurisë.

IMG_5648IMG_5657IMG_5663IMG_5655

IMG_5554 IMG_5575 IMG_5579 IMG_5593 IMG_5598  IMG_5653