“Përgatite zemrën me dituri ashtu siç përgatitet ara për mbjellje. Zemra ngjallet me dituri ashtu siç ngjallet toka me ujë.”

kurset-zyra e gruas (5)Zyra e Gruas është në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ka filluar  organizimin e kurseve të ndryshme si: Anglisht, Arabisht, Turqisht, Kuran, Kompjuter. Përveç kurseve që  zhvillohen në ambientet e Medresesë së Tiranës organizohen edhe mësime rreth moralit dhe fesë islame.

Duke e çmuar dijen si shpirtin e vetë jetës, duke e çmuar edukimin si si një përgjegjësi dhe privilegj të madh, Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ka dedikuar të gjithë angazhimin në formimin e një ambient ku gjithkush ndjehet i barabartë, i vlerësuar dhe gjen mundësinë të japë më të mirën e tij.

Kjo veprimtari ka filluar më 04.05.2013. Mësimet zhvillohen 2 herë në javë; të Mërkurën dhe të Shtunën  nga ora 09:00 – 12:40. Ç’do gjë ofrohet pa asnjë detyrim material.

“Mendja që nuk stërvitet me lexim ndryshket ashtu sic ndryshket hekuri kur nuk përdoret.” “Jeto duke qenë si dijetar, ose I shkolluar, ose dëgjues, ose I dashuruar në kërkimin e diturisë e mos u bëj urrejtës I diturisë dhe I dijetarëve e të shkatërrohesh.”

Regjistrimet vazhdojnë akoma . Të interesuarit mund të paraqiten në Medrese për regjistrim.

 

 

kurset-zyra e gruas (1)kurset-zyra e gruas (2)kurset-zyra e gruas (3)