Mes datave 04-11 shtator u zhvillua në Amman të Jordanisë trajnimi i 42-të ndërkombëtar shkencor “Përmbajtja e Mesazhit të Ammanit”.
Në këtë trajnim të organizuar nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Vakëfeve morën pjesë 60 kuadro fetar me detyra të ndryshme nga 13 shtete të botës dhe nga Jordania. Përmbajtja e mesazhit të Ammanit është një nismë e hershme e Jordanisë, e cila konsiston në paraqitjen e imazhit të drejtë të Islamit, larg çdo teprimi, ekstremizmi dhe deformimi tjetër.
Vitet e fundit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë i përfaqësuar në këto trajnime me myftinj dhe imamë të ndryshëm.
Në trajnimin e këtij viti, KMSh kishte të dërguar në këtë trajnim Myftiun e Vlorës, z. Armand Asllani dhe imamin e Myftinisë së Tiranës, z. Aorel Senja.