Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, organizuan programin artistik me titull: “Ramazani mes nesh”.

Në fjalën e tij, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, ndau me të pranishmit vlerën e këtij muaji të bekuar si dhe rëndësinë që ky adhurim ka për sfidat shpirtërore, individuale dhe shoqërore të kohës tonë.

Ndërsa znj. Fatma Karaj, përgjegjëse e Zyrës së Gruas në KMSH, në fjalën e saj përshëndetëse qëndroi mbi aspektin edukues të agjërimit, dhe ndikimit të tij tek besimtari.

Mjeku i ftuar Arsel Dizdari foli mbi aspektet shkencore, vlerën e ramazanit dhe ndikimin që ai ka tek agjëruesi duke e lidhur atë edhe me studime në fushën e mjekësisë.

Pjesë e këtij programi ishin edhe poezitë dhe ilahitë e shumta të interpretuara nga vetë studentët e këtij departamenti.