Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë në aktivitetin me temë “Mbledhja e Parë e Udhëheqësve Myslimanë Europianë dhe Britanikë: Komuniteti, Solidariteti dhe Një e Ardhme e Përbashkët e Njerëzimit”, në Londër.

Aktiviteti u zhvillua më 11 dhe 12 mars 2023 dhe u organizua nga Liga e Botës Islame (Rabita).

Promovimi i “Besëlidhjes së Mekës” në Europë ishte qëllimi i këtij takimi.

Besëlidhja e Mekës u hartua në muajin maj të 2019 në Mekën e Nderuar me iniciativën e Rabita-s dhe me pjesëmarrjen e 4500 personaliteteve myslimane nga më shumë se 140 vende të botës.

Gjatë qëndrimit të tij në Londër, kryetari Spahiu u shoqërua nga z. Lauren Luli, Myfti i Tiranës dhe nga këshilltari për marrëdhëniet me vendet arabe, z. Jamal al-Safarti.