“Qytetaria Gjithëpërfshirëse – Nga bashkëjetesa e ndërsjelltë në ndërgjegjen e përbashkët” – është kjo tema e Asamblesë së 8-të e Forumit për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Myslimane, e cila filloi punimet e saj më 5 Dhjetor dhe po vazhdon ende sot, në ditën e saj përmbyllëse në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo asamble mblodhi së bashku përfaqësues fetarë nga vende të ndryshme të botës, studiues dhe akademikë, myslimanë, katolikë dhe hebrenj.

Si përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ishin Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe Drejtori i Kabinetit, z. Ejup Lila.

Në kuadër të kësaj vizite, Myftiu Luli, zhvilloi një sërë takimesh me personalitete të ndryshme të botës Islame, me synimin për të intensifikuar më tej marrëdhëniet ndër institucionale.