Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim pune në selinë e institucionit, z. Abdullah Al Shahri, Zëvendës Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Bashkëbisedimi ndërmjet tyre u fokusua kryesisht në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e ritualit të haxhit për këtë vit, ku si asnjëherë më parë, nga Shqipëria u nisën mbi 800 besimtarë.

Një pikë tjetër ishte edhe diskutimi mbi bashkëpunimet dhe marrëdhëniet e mira institucionale ndërmjet Ambasadës dhe KMSH-së.

Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë rreth aktualitetit të vendit.