Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku me anëtarë të tjerë të kryesisë së institucionit, zhvilluan një vizitë punë në Myftininë e Elbasanit, ku u pritën nga Myftiu Agim Duka, administratori dhe imamët e myftinisë.

Kjo vizitë vjen në kuadër të ndjekjes së objektivave vjetore të vendosura më herët në mbledhjet e zhvilluara për planin strategjik të punës 2024-2029.

Në fjalën e rastit, myftiu Duka, bëri një rezyme të shkurtër të ecurisë së deritanishme të objektivave më madhore të myftinisë.

Ndërsa kryetari Spahiu, vlerësoi përpjekjet e Myftiut dhe imamëve në zhvillimin e vazhdueshëm si në aspektin institucional po ashtu edhe në atë fetar e social.

Takimi vijoi më tej duke prekur një sërë temash aktuale.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë