Imami i Qabes, Hirësia e Tij, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, i shoqëruar nga delegacioni i tij dhe nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, vizituan ditën e djeshme myftininë e Elbasanit, ku u pritën nga Myftiu, z. Agim Duka, Kryetari i Bashkisë, z. Gledian Llatja, imamët dhe besimtarët e këtij qyteti.
Në takimin e zhvilluar mes dy palëve, imami i nderuar dhe delegacioni i tij, u njohën nga afër me qytetin dhe myftininë e Elbasanit në veçanti.
Një pikë tjetër e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe vlerësimi i imamit të Qabes me titullin “Mirënjohja e qytetit” nga kryetari i bashkisë, z. Llatja, me motivacionin: “Për rolin dhe misionin e Imamit në ndërtimin dhe reformimin e shoqërisë, si dhe orientimin e besimtarëve në ruajtjen e paqes nëpërmjet këshillimit shpirtëror”.
Në fund të pritjes zyrtare, të dyja palët shkëmbyen disa dhurata simbolike.