Cikli i programeve fetare “Frytet e Besimit” ka vijuar në xhami të Tiranës dhe në xhamitë e qyteteve të tjera të vendit.

Mbrëmjen e djeshme “frytet e Besimit” u ndalën në Xhaminë Sauk i Ri në Tiranë.

Për të ligjëruar në këtë xhami ishin të pranishëm nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli dhe pedagogët nga Universiteti Bedër, Dr. Xhemal Saferti dhe z. Veton Tulla.

Programi filloi me leximin e ajeteve kur’anore nga pedagogu i teologjisë, z. Veton Tulla.

Më pas nënkryetari i KMSH-së dhe Dr. Xhemal Saferti kanë mbajtur ligjërtat e tyrë mbi jetën, shembullin dhe mësimet që duhet të marrin besimtarët nga jeta e Profetit Muhamed a.s.

Ndërkaq “Frytet e Besimit” gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar edhe në qytete të tjera.

Drejtori i Thirrjes dhe Mesazhit në Islam, z. Astrit Zharri dhe drejtori i Rinisë, z. Armand Shehu ishin në xhaminë kryesore të Beratit ku mbajtën ligjëratat e tyre në kuadër programit “Frytet e Besimit”.

Dy ligjëruesit u fokusuan mbi ndjekjen e porosive të profetit Muhamed a.s. në jetën e përditshme, faktorët që ndikojnë në forcimin e besimit dhe siguria qe na ofron Islami në jetën tonë.

Frytet e Besimit janë ndalur edhe në xhaminë kryesore të Peqinit.

Në këtë xhami për të ligjëruar ishin nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli dhe imami i Xhamisë së Madhe në Durrës, z. Ervin Qylafku.