IMG-20140929-WA0001Vijojnë bisedat fetare me Haxhinjtë shqiptarë.Në bisedën e sotme nënkryetari i KMSH-së, Ali Zaimi u ndal mbi jetesën mbështetur në besimin në Zot, teksa u shpreh se argumentet që të çojnë në besim janë sa grimcat e universit.

“Që besimi të japë frytet e veta në këtë botë dhe në tjetrën ai duhet të zërë vend edhe në zemër edhe në mendje si dhe të përfshijë ndjenjat dhe jetën fizike të njeriut. Universi, Kurani, Profeti a.s dhe ndërgjegjja njerëzore të njohin me Zotin e gjithësisë. Me hyrjen në besim njeriu shndërrohet në një model të shkëlqyer për shoqërinë.”, tha z. Zaimi

Nënkryetari Zaimi vijoi më tej se: “Ky model është një njeri që zemrën e ka të mbushur me besim, mendjen me dije, ndjenjat me emocion pozitiv, shpirtin me dashuri, si qëllim ka kënaqësinë e Allahut, për hir të kësaj dashurie ushqen dashuri për gjithë qenien, mendon i lirë dhe respekton mendimin e lirë si dhe synon, me kureshtje të thellë, të eksplorojë misteret e jetës dhe të krijimit që Allahu ka vendosur në këtë botë.”

Më pas ai i ftoi haxhinjtë që të luten për mbarë besimtarët dhe për Shqipërinë.

Haxhinjtë shqiptarë kanë kryer umren dhe janë në pritje të fillimi të Haxhit.

29 Shtator 2014

/Drita Islame/