Vizioni i paraardhësve të mi përgjatë një shekulli mëvetësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhallarëve e dijetarëve rilindas të fesë islame ka qenë orientimi dhe vokacioni pro perëndimor i Shqipërisë.
I tillë mbetet edhe për ne ky orientim.
Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap historik për vendet tona dhe mbarë rajonin.
Të gjithë aktorët dhe faktorët e ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, kanë një kontribut të çmuar në këtë arritje.
E rëndë do të jetë pesha dhe përgjegjësia për të gjithë ne, veçanërisht klasën politike, për të plotësuar me rigorozitet kushtet për anëtarësim të plotë në BE.
Shpresojmë dhe i lutemi Zotit që kjo rrugë në të cilën sapo kemi hyrë të jetë sa më e shpjetë në përmbushjen e kritereve për të finalizuar plotësisht ëndrrën kahershme, të qenit vend anëtarë me të drejta të plota i BE.
Urime Shqipëri! 🇦🇱🇪🇺