DSC_0067

Departamenti i Shkencave Islame pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë”- Bedër organizoi simpoziumin me temë: “Hixhreti (Emigrimi) i Profetit Muhamed a.s.”.

Prof. Dr. Ayhan Tekineş, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, theksoi se “të gjithë jemi muhaxhirë, disa nga qytetet e disa nga shtetet tona”. Më pas ai solli në vëmendje disa nga përfitimet e shumta që sjell hixhreti duke i ilustruar ato me argumente nga Kur’ani dhe tradita profetike.

Dr. Selman Kuzu, shef i Departamentit të Shkencave Islame, u shpreh: “Hixhreti është tregues i besimit në Allah, dorëzim tek Allahu, sakrificë për Allahun dhe përkushtim ndaj Tij”.

Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, në fjalën e tij  kujtoi se hixhreti është ligj universal i pandryshueshëm i Zotit, është tradita, rruga, fati dhe suneti i të gjithë pejgamberëve të ardhur për udhëzimin e njerëzimit.

Simpoziumi u moderua nga Dorian Demetja, Drejtor i Burimeve Njerëzore pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

7 Janar 2015

DSC_0097

DSC_0072