Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ditën e martë me dt. 22 korrik 2014 ka shtruar një iftar tradicional, ku kanë marrë pjesë krerët e tre Bashkësive Islame Shqiptare, anëtarë të Kryesive respektive, përfaqësues të komuniteteve fetare në Maqedoni, ambasadorë të akredituar në Shkup, myftinj të Maqedonisë, si dhe personalitete të jetës publike.

Në fjalën e tij të mirëseardhjes kryetari i BFIM Reis ul Ulema H. Sulejman Rexhepi ka falënderuar të pranishmit, duke shprehur mirënjohjen për pjesëmarrjen në iftar, ku ndër të tjera theksoi: “Iftari i sotëm le të jetë një moment, ku do të përcjellim mesazhe gjithandej paqësore në veçanti ato që dalin pikërisht nga muaji i bekuar i Ramazanit. Bota sot ka nevojë për koncepte të reja për të sfiduar padrejtësitë dhe dhunën që shprehen në shumë vende”.

Nga një përshëndetje kanë mbajtur gjithashtu edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës H. Naim Tërnava, si dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe ambasadorët e pranishëm.

maqedoni iftari (1) maqedoni iftari (5) maqedoni iftari (4) maqedoni iftari (2)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë