“Dhuna, ekstremizmi dhe çdo gjë e dëmshme për njeriun dhe shoqërinë luftohet përmes vlerave humane.” Kështu u shpreh Kancelari i Komunitetit Mysliman z. Ylli Cikalleshi në seminarin e radhës me të rinjtë e Ndroqit.

“Rrënjët e dhunës, – vijoi z. Cikalleshi, – janë të ndërlikuara. Shpesh nuk përfshihet vetëm një faktor, por ndikojnë shumë elemente, si: dëshpërimi, urrejtja dhe xhelozia, abuzimi me alkoolin dhe drogën etj., por asnjë lloj dhune nuk mund të justifikohet duke i mveshur elementë fetarë, pasi është e qartë që asnjë religjion nuk e pranon dhe nuk e inkurajon dhunën, përkundrazi e dënon ashpër atë.”

Më tej kancelari Cikalleshi shtoi së elementet e dhunës shfaqen në momentin kur njeriu lë pas disa vlera humane, si besimi, edukata shoqërore, mëshira dhe dashamirësia ndaj njëri-tjetrit, dhe sipas tij në momentin kur nuk i ushqejmë këto vlera, por i lëmë të vdesin.

Ndërsa menaxheri i projektit, Fejzi Shaholli, theksoi se dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rast apo rrethanë.

“Dhuna prodhon terror, dhimbje dhe të lënduar, dhe kjo nuk është zgjidhje. Zgjidhje është respektimi i normave dhe vlerave humane, është respektimi dhe toleranca ndaj tjetrit”, nënvizoi z. Shaholli.

10 Mars 2015

ZK1A0802ZK1A0793ZK1A0772

ZK1A0827  ZK1A0804   ZK1A0822